Pyetje të shpeshta

Çfarë është Digital Kosovo?

Si një shtet i ri Kosova shumë shpejt është duke ndërtuar ura për tu lidhur me ndarjen digjitale me të cilën ballafaqohen shumë qytetarë, institucione e biznese. Sot 76 për qind e ekonomive shtëpiake kanë lidhje në internet dhe të rinjtë e Kosovës janë tashmë lider në përdorimin e shpejtë të të gjitha formave të mediumeve digjitale.

Kosova është njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të OKB-së dhe është anëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore. Ueb faqe interneti nga LinkedIn deri te Twitter janë duke i përditësuar platformat, menytë dhe opsionet për të përfshirë Kosovën dhe për ta bërë të mundur që edhe qytetarët e kësaj pjese të botës të përfitojnë plotësisht nga mundësitë që ofrohen në internet.

Digital Kosovo është një mundësi për ta ndihmuar Kosovën që të integrohet plotësisht në tablonë digjitale. Kjo iniciativë ndihmon në tejkalimin e barrierave virtuale duke i shtyrë një varg të gjatë të faqeve në internet nga ueb faqe për tregtim tek ato të udhëtimeve që ta përfshijnë Kosovën në platformat e tyre. Duke përdorur Digital Kosovo mëtohet shtimi i prezencës së Kosovës në ueb faqet më të mëdha të botës, duke ua mundësuar kësisoj qytetarëve të Kosovës që të përdorin me potencial të plotë internetin ashtu siç bëjnë gjithë qytetarët e botës.

Digjital Kosovo është një iniciativë e re e cila realizohet nga Fondacioni IPKO, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Këshillit Britanik dhe Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Kush është përgjegjës për DK?

Digital Kosovo menaxhohet nga një ekip brenda Fondacionit IPKO. Ueb faqja nuk reflekton politikat apo opinionet e organizatave mbështetëse. Fondacioni IPKO është organizatë joqeveritare që operon në Kosovë e që ka për qëllim kultivimin dhe mbështetjen e zhvillimit të gjeneratave të reja me vizion digjital për Kosovën. Urojmë dhe shpresojmë se me zhvillimin e projektit ky do të kalojë në duart e përdoruesve dhe kontribuuesve më të mëdhenj të iniciativës.

Si mund të kontribuoj në DK?

Ka shumë mënyra se si mund të kontribuoni. Së pari, kontrolloni seksionin Përfshihu për të dërguar kërkesa për institucionet të cilat tashmë i kemi vendosur në faqe. Nëse e keni përfunduar këtë pjesë, ju mund të vazhdoni me shtimin e institucioneve të cilat mendoni se duhet ta keni Kosovën të listuar në rendin e shteteve dhe që ky ndryshim do të ketë një ndikim të madh. Nëse në të kaluarën jeni marrë me të njëjtin aktivitet privatisht dhe keni arritur ndonjë rezultat pozitiv luteni që ta shtoni njohjen në listën e njohjeve recognition list. Ju gjithnjë mund të na kontaktoni në info@digitalkosovo.org për të diskutuar se si mund ta përmirësojmë komplet sistemin që kemi në përdorim.

Shoh se mostrat janë të shkruara në formë kërkesash, a mund t’i ndryshoj ato?

DK është konsultuar me profesionist ligjor për të mësuar se çfarë është më së miri të përmbajnë kërkesat që u drejtohen institucioneve të ndryshme. Për të ju mundësuar që të shkruani versionin tuaj e kemi lënë mundësinë e hapur që ta ndryshoni formën. Nëse keni sugjerime për të na ndihmuar në përmirësimin e mostrave luteni që të na dërgoni ato në info@digitalkosovo.org

A mund t’i drejtohem një organizate në gjuhën e tyre?

Po. Ndonëse rekomandohet që të mbahet kontakt në gjuhën angleze ne ju inkurajojmë që po patët mundësi t’i drejtoheni organizatave në gjuhën e vendit ku janë themeluar (për shembull t’i drejtoheni në gjuhën frënge mediumit France 24).

A duhet të përdorë emrin tim real?

Po. Inkurajoheni që të përdorni emrin tuaj real. Kërkesa dërguar tek institucioni do të verifikohet dhe sa më transparent që jeni aq më shumë keni mundësi që të merrni përgjigjie. DK nuk do të publikojë emrin, mbiemrin apo adresën tuaj përvec nëse ju kërkoni një gjë të tillë.

A ka ndonjë rregull apo udhëzim që duhet t’i përmbahem?

Po. Kemi publikuar udhëzimet dhe rregullat në seksionin e udhëzimeve e të cilën mund ta gjeni në cdo pjesë të ueb faqes ku kërkohet ndonjë veprim nga ju.

A ka ndonjë formë standarde të letrave ku mund të referohem?

Letrat mostër janë në dispozicion të përdoruesve në pjesët e ueb faqes kur kërkohet të shtohen institucione apo të dërgohen kërkesa tek institucionet të cilat tashmë janë të listuara në DK. Kërkesat alternative dhe udhëzimet janë të vendosura tek udhëzimet. Sugjeroheni që të përdorni letrat mostër por jeni të lirë që të ndryshoni pjesët e kërkesës apo të shkruani një të veçantë.

A duhet të krijoj llogari? Apo mund të kontribuoj me email?

Derisa jemi në proces të identifikimit të faqeve që duhet të shtojnë Kosovën, jemi gjithashtu në proces të identifikimit të kontribuuesve më të mëdhenjë që do të dëshironin që në mënyrë direkte të ndihmojnë në menaxhimin e procesit. Jeni të mirëseardhur të na shkruani në info@digitalkosovo.org për të hapur një llogari por ju inkurajojmë fuqishëm që të nisni kontributin tuaj duke dërguar kërkesa nëpërmjet formave që janë të gatshme. Ne në anën tjetër do kujdesemi që të rregullojmë administrimin e modulit për të mundësuar më shumë llogari brenda faqes.

Kush ndjek procesin e integrimit online?

DK është e dizajnuar në atë formë që të gjithë ndjekim procesin e integrimit. Në momentin që dërgoni kërkesën, emri, mbiemri dhe nënshkrimi juaj dërgohet me të. Nëse institucioni ju përgjigjet luteni që ta dërgoni korrespondencën në info@digitalkosovo.org snë mënyrë që ta përditësojmë faqen. Në faza të mëvonshme do keni mundësi që të fitoni privilegjin që të ndryshoni vet përmbajtjen e ueb faqes.

E kam shtuar një institucion por nuk e shoh online, pse?

Verifikimi i institucioneve të cilat i shtoni merr të paktën 24-48 orë. Nëse institucioni nuk paraqitet pas 48 orësh, kjo nënkupton se ose ky institucion/ueb faqe/medium nuk është shtuar në mënyrën e duhur (nuk janë mbushur të gjitha fushat e kërkuara në formë) ose kjo nuk është në top 10,000 ueb faqet më të mëdha të listuara nga Alexa[1]. Në të dyja rastet ne do ju njoftojmë me email për procesion duke ju kërkuar informacione shtesë apo duke ju dërguar arsyetimin e mos publikimit.

Çka nëse dy ose më shumë njerëz janë duke e monitoruar të njëjtin rast/institucion?

DK është një urë e koordinimit ndërmjet të gjithë kontribuuesve tek procesi i njohjes. Inkurajoheni që secili të përditësoni pjesën e Diskutimit aty ku shkruan “Cfarë mund të përmirësojmë në këtë faqe?” e të cilën mund ta gjeni në secilën faqe të DK-së. Luteni që të ndani me ne sa më shumë informacione që kanë të bëjnë me përgjigjiet që pranoni në mënyrë që të ndjekim në tërësi procesin. Në të njëjtën kohë, ne do përditësojmë ueb faqen me informacione të reja cdo javë. Informacionet e tilla sic janë njohjet, institucionet dhe ndryshimet në ueb mund t’i gjeni në pjesën Përditësime.

Nuk mund ta gjej përgjigjien në këtë pjesë. Si mund të kontaktoj me Digital Kosovo?

Ekipi i Digital Kosovo është në dispozicion për tu përgjigjur në të gjitha pyetjet që keni. Prandaj luteni që të na drejtoheni në info@digitalkosovo.org. Kjo faqe do të përditësohet me përgjigjie të reja secilën herë që ne të aprovojmë dhe përgjigjemi në pyetjet që marrim.